Një makinë Ferrari kompetitive

Formula 1

Një makinë Ferrari kompetitive

Më: 21 janar 2021 Në ora: 11:10
Një makinë Ferrari kompetitive

Stefano Domenicali, presidenti i ri i Formula 1, ka deklaruar se ky sport ka nevojë që Ferrari të jetë kompetitiv, pasi dominimi i Mercedes po sjell një krizë në shikueshmëri.

“Kemi të gjithë nevojë për Ferrarin, që të rikthehet të garojë për fitore”, tha Domenicali, që dikur ka qenë drejtori sportiv i makinës italiane.

“Kjo gjë nuk ka për të qenë e lehtë për kokëkuqen, por jam i bindur se situata do të ndryshojë.

Një makinë Ferrari kompetitive do të rikthejë spektaklin në pistë, tifozët në tribunë, shikueshmërinë në televizion, të ardhurat.

Pra, gjithçka varet nga Ferrari, që ky sport të mos dështojë dhe të zhgënjejë me spektaklin e tij”, tha Domenicali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat