Hamilton: Rrezikova dhe fitova

Formula 1

Hamilton: Rrezikova dhe fitova

Më: 26 janar 2021 Në ora: 17:14
Hamilton: Rrezikova dhe fitova

Ndërkohë që të gjithë presin se çfarë do të ndodhë me Lewis Hamilton, se kur do të rinovojë me Mercedes, piloti britanik ka bërë një përmbledhje të karrierës së tij. Ai e nisi atë në vitin 2007 me makinën McLaren, ku u rendit i dyti që në debutimin në Formula 1.

Një vit më pasi ai u shpall kampion bote për herë të parë me McLaren dhe në vitin 2012 u largua për të shkuar te Mercedes. Këtu, britaniku fitoi 6 tituj kampionë bote dhe tashmë numëron 7 tituj në Formula 1, njësoj si Michael Schumacher.

“Ka patur momente kur pyesja veten se kush e di se kur do të fitoj sërish. Ayrton Senna thoshte gjithnjë se nëse nuk rrezikon nuk bëhesh pilot”, tha Hamilton. “Kam qenë pjesë e McLaren që 13 vjeç, që ishte familja ime. Gjithsesi, kuptova se po të qëndroja më gjatë aty nuk do të fitoja më”, tha britaniku.

“E dija se duke ndryshuar makinë do të përshkoja një rrugë tjetër drejt rritjes time profesionale. Ndaj zgjodha të shkoj te Mercedes, që nuk kishte shumë suksese, por e ndihmova që të bëhej një “top-team” dhe rezultatet erdhën. Rrezikova dhe fitova. Po të qëndroja te McLaren do të kisha mbetur me një titull, sot kam 7”, tha Hamilton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat