Schumacher përgatitet për debutimin në F1

Formula 1

Schumacher përgatitet për debutimin në F1

Më: 29 janar 2021 Në ora: 11:55
Schumacher përgatitet për debutimin në F1

Mick Schumacher ka testuar në Fiorano makinën Ferrari SF71H, njëvendëshja e sezonit 2018.

Piloti i ri gjerman, që këtë sezon do të debutojë në Formula 1 me makinën Haas, ka hipur te makina italiane për të marrë më shumë kofidencë me makinat e garave të kësaj kategorie.

Kjo është hera e dytë breënda pak muajsh që Mick teston këtë makinë, ndërkohë që në dhjetor ai provoi edhe makinën e vitit të kaluar të Haas. Provat shkuan mirë dhe piloti 22-vjeçar bëri mbi 50 xhiro, duke provuar më së shumti startin e garës.

“Ishte një emocion, pasi provova sërish ndjesitë që të jep pilotimi i një makine të Formula 1.

Kishim një program për të zbatuar dhe gjithçka shkoi mirë. Makina ishte e vitit 2018, por e rëndësishme është të ambientohem me këto njëvendëshe dhe të jem i përgatitur për sezonin e ri”, tha Mick Schumacher.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat