Bottas stërvitje në -22 gradë për të ndalur dominimin e Hamilton

Formula 1

Bottas stërvitje në -22 gradë për të ndalur dominimin e Hamilton

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 06:27
Valtteri Bottas

Më datën 2 mars, makina Mercedes do të prezantojë njëvendëshen e saj. Gjithsesi, deri më tani, makina gjermane ka konfirmuar vetëm një nga pilotët e saj, finlandezin Valtteri Bottas.

Për të, misioni do të jetë i vështirë, të ndalë hegjemoninë e Lewis Hamilton, që ende nuk ka rinovuar me Mercedes.

32-vjeçari finlandez po përgatitet për sezonin e ri, duke sfiduar edhe të ftohtin. Në profilin e tij në “Instagram”, ka pasqyruar një pjesë të punës së tij, duke treguar se po stërvitet në dëborë, në temperaturën -22 gradë. “Edhe në -22 gradë koha për të bërë një vrap është e mirë”, shkruan Bottas.

“Një tjetër ditë e rëndësishme për mua, për të hedhur bazat e sezonit të ri”, shkruan më tej finlandezi, që nis sezonin e tij të katërt në Formula 1 me makinën Mercedes. Gjatë kohëve të fundit ai është stërvitur shpesh në natyrë, të temperatura të ulta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat