Zjarri i madh përfshin pistën e famshme të MotoGP

Formula 1

Zjarri i madh përfshin pistën e famshme të MotoGP

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 16:46
Zjarri i madh përfshin pistën e famshme të MotoGP

Një zjarr i madh ka shpërthyer në ndërtesën e pistës “Termas de Rio Ondo”, në Argjentinë.

Mediat lokale kanë raportuar se zjarri ka përfshirë një dhomë të posaçme për gazetarët si dhe për pjesën që është në dispozicion të skuadrave.

Shkaku i zjarrit nuk dihet ende, dhe ende nuk ka ndonjë informacion në lidhje me viktimat eventuale.

Ekipet e zjarrfikësve janë akoma në vendin e ngjarjes.

Ndryshe, kjo pistë është ndër më të famshmet e MotoGP.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat