Hamilton rinovon kontratën me Mercedes

Formula 1

Hamilton rinovon kontratën me Mercedes

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 12:42
Lewis Hamilton

Shtatë herë Kampioni botëror, Lewis Hamilton, ka rinovuar kontratën me ekipi e Mercedesit.

Mercedes-AMG Petronas ka bërë të ditur lajmin në uebfaqen e klubit se marrëveshja për vazhdimin e kontratës me shtatë herë Kampionin botëror, Lewis Hamilton, është arritur.

Tash e disa muaj spekulohej se Hamilton mund të largohet nga Mercedesi sepse rinovimi është vonuar dhe se ai mund të ketë hasur në probleme me ekipin.

Hamilton ishte infektuar me COVID-19, dhe kjo thuhej se ishte arsyeja e vonesës edhe nga Toto Wolff.

Hamilton është shprehur tejet i lumtur për arritjen e marrëveshjes, ai u shpreh se mezi pret të rikthehet dhe të garojë.

“Unë jam i ngazëllyer që do të arrij në sezonin tim të nëntë me kolegët e mi të Mercedes. Ekipi ynë ka arritur gjëra të pabesueshme së bashku dhe ne shpresojmë të ndërtojmë të ardhmen mbi suksesin tonë edhe më tej, ndërsa vazhdimisht kërkojmë të përmirësohemi, si brenda ashtu edhe jashtë pistës”, tha ai.

Hamilton u shpreh tejet i emocionuar edhe për mbështetjen e Mercedesit në kampanjën e tij për barazinë racore dhe kundër racizmit.

“Unë jam po aq i vendosur për të vazhduar avokimin që kemi filluar ta bëjmë sportin e F1 më të larmishëm për brezat e ardhshëm dhe unë jam mirënjohës që Mercedes ka qenë jashtëzakonisht mbështetës i thirrjes time për të adresuar këtë çështje”, shtoi ai.

“Jam krenar të them se po e çojmë këtë përpjekje edhe këtë vit duke nisur një fondacion kushtuar diversitetit dhe përfshirjes në sport. Unë jam frymëzuar nga të gjitha ato që mund të ndërtojmë së bashku dhe mezi presim të rikthehemi në pistë në mars”, perfundoi Lewis Hamilton.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat