Mercedes: Mjaft me telenovela

Formula 1

Mercedes: Mjaft me telenovela

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 11:52
Mercedes: Mjaft me telenovela

Lewis Hamilton rinovoi me vetëm një vit kontratën me Mercedes, duke pilotuar makinën kampione vetëm këtë sezon. Gjithsesi, të gjithë pyesin se çfarë do të ndodhë me pilotin britanik në fund të këtij viti, ndërkohë që nga viti 2022 do të aplikohen rregullat e reja.

Toto Wolff, drejtori sportiv i Mercedes, i kënaqur pjesërisht me këtë rinovim 1-vjeçar të Hamilton, nis që tani nga puna për vitin 2022.

“Vendimi përfundimtar për vitin 2022 i takon vetë Lewis. Do të jetë ai që do të vendosë për të ardhmen e tij. Me Lewis, ashtu sikurse edhe me Valtteri, do të diskutojmë shumë shpejt për të ardhmen”, tha Wolff.

“Ne si skuadër kemi nevojë të programojmë të ardhmen tonë për sa i përket pilotëve që do të kemi në dispozicion. Nëse Hamilton do t’i pëlqejë të pilotojë edhe pas këtij viti është i lirë të qëndrojë me ne nëse dëshiron. Ne duam të nisim nga puna për të organizuar skuadrën për vitet që pasojnë”, tha Wolff.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat