Rossi: Nuk mund ta fal kurrë Marquez

Formula 1

Rossi: Nuk mund ta fal kurrë Marquez

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 11:05
Rossi: Nuk mund ta fal kurrë Marquez

Piloti italian Valentino Rossi dhe ai spanjoll Marc Marquez janë dy nga talentet më të mëdha të MotoGP në 20 vitet e fundit. Gjithsesi, mes tyre nuk ka një marrëdhënie të mirë, ndërkohë që konfliktet mes tyre kanë lindur që në vitin 2015. Atë vit titullin e fitoi Jorge Lorenzo, ndërkohë që Rossi akuzoi Marquez për pengim në garë dhe se ndihmoi patriotin e tij.

“A do ta fal Marquez? Kjo gjë është e pamundur.

Ajo që më ka bërë nuk mund të falet. Kur mendoj për ato ditë kam të njëjtën ndjesi si atëherë edhe pse kanë kaluar 6 vjet. Më duket e vështirë apo e pamundur që ndjenjat apo gjërat brenda meje të ndryshojnë”, tha Valentino Rossi.

Marquez e mbylli vitin 2020 pa asnjë pikë (u rrëzua në të parën dhe u operua 3 herë). Duke folur për situatën e rivalit të tij, Rossi shton: “E thënë në mënyrë diplomatike, më vjen keq që ai nuk arrin të garojë. Nëse do të shërohet, gjë të cilën asnjë nuk e di se kur do të ndodhë, besoj se do të rikthehet i fortë si dikur. Gabimi i tij ishte dëshira të rikthehej në garë sa më shpejt pas operacionit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat