Aksidentohet Fernando Alonso, shtrohet në spital

Formula 1

Aksidentohet Fernando Alonso, shtrohet në spital

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 22:02
Fernando Alonso

Fernando Alonso ka pësuar një aksident rrugor në Zvicër, ku ishte duke vozitur biçikletën e tij dhe u godit nga një makinë.

Dy herë kampioni botëror i F1, Fernando Alonso është shtruar në spital pas një aksidenti rrugor në Zvicër.

Fernando Alonso ishte duke udhëtuar me biçikletë në Zvicër kur u godit nga një veturë e pa identifikuar.

Sipas raportimeve nga mediat zvicerane, spanjolli është aksidentuar dhe është dërguar në spital.

Edhe skuadra e Alonsos, Alpine F1, ka dalur me një deklaratë zyrtare ku kanë konfirmuar aksidentimin e Fernandos.

Ata konfirmuan aksidentimin e Fernandos dhe siguruan opinionin e gjerë se gjendja e tij për momentin është stabile dhe ai është i vetëdijshëm.

“Alpine F1 konfirmon se Fernando Alonso është aksidentuar duke vozitur biçikletën e tij. Fernando është i vetëdijshëm dhe duke pritur ekzaminimet e mëtejshme”, tha Alpine F1.

“Alpine F1 nuk do të bëjë më deklarata lidhur me rastin. Lajme të reja do të jepen nesër”, u dha në deklaratën e skuadrës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat