Schumacher: Kjo është ëndrra ime e këtij sezoni

Formula 1

Schumacher: Kjo është ëndrra ime e këtij sezoni

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 11:38
Schumacher: Kjo është ëndrra ime e këtij sezoni

Mick Schumacher përgatitet për debutimin e tij sezonal në Formula 1 me makinën Haas. “Nga 1 te 10, mendoj se jam gati deri në 9 për sezonin e ri”, u shpreh talenti 21-vjeçar gjerman, djali i legjendës Michael Schumacher.

“Për fat të keq, kemi vetëm 3 ditë teste dhe jo 6 apo 8 si zakonisht. Ky është një minus për të gjithë, sidomos për ne debutuesit, ndaj duhet të përfitoj maksimumin në kaq pak kohë”, tha Mick Schumacher.

Duke folur për pritshmëritë e tij të këtij sezoni, piloti i ri gjerman tha: “Formula 1 është speciale për të gjithë edhe për mua si debutues. Në këtë sport mësohet duke garuar. Përvoja te Haas do të jetë e rëndësishme”.

“Shpresoj që të përfitoj nga rastet që do të më krijohen gjatë sezonit. Synoj të grumbulloj sa më shumë pikë. Nëse do të ketë ndonjë garë të çmendur si vjet, pse jo, ëndërroj të ngjitem një herë në podium këtë vit”, tha Mick Schumacher.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat