Nga salla e operacionit në stërvitje me makinën e F1

Formula 1

Nga salla e operacionit në stërvitje me makinën e F1

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 11:49
Nga salla e operacionit në stërvitje me makinën e F1

Aksidenti me biçikleta nuk ndal Fernando Alonso.

Pak ditë pas aksidentit dhe operacionit në fytyrë, piloti spanjoll është rikthyer në punë, duke vijuar fazën përgatitore. Ai synon të jetë gati për testet që do të kryhen pas 3 javësh në Bahrein, ku dhe do të zhvillohet gara e parë sezonale.

“VItamina D, ushtrime me elastikë dhe disa shëtitje për të mbajtur lart nivelin. Jam i lumtur për gjithçka dhe mirënjohës të gjithëve për mesazhet tuaja”, ka qenë komenti në rrjetet sociale i Alonso, që duket duke u stërvitur në ambient të hapur.

Alonso u dëmtua në fytyrë dhe kreu një operacion në nofull (në Bernë të Zvicrës) pas aksidentit me biçikletë. Koha e rikuperimit nuk është kaq e shpejtë (të hënën doli nga spitali), por spanjolli synon të rikuperojë sa më shpejt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat