Marquez konfirmon mungesën

Formula 1

Marquez konfirmon mungesën

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 11:03
Marquez konfirmon mungesën

Marquez konfirmon mungesën: Nuk do të marr pjesë në testet dimërore!

Pak ditë më parë u prezantua motori Honda. Në ceremoninë e zhvilluar ishte edhe piloti spanjoll Marc Marquez, një nga ikonat e MotoGP.

Ai nuk garon prej një viti, pasi sezonin e kaluar u aksidentua që në garën e parë sezonale dhe më pas u operua 3 herë në shpatull, duke mos zbritur më në pistë.

Ende nuk dihet koha e rikuperimit, ndërkohë që Marquez sot konfirmoi se nuk do të marrë pjesë në testet dimërore. “Gjatë këtyre muajve kuptova se gara ka shumë, por trupi im është vetëm një.

Ndaj, në testet që do të zhvillohen në Katar nuk do të jem, nuk ndihem gati për të rrezikuar sërish”, tha Marquez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat