“Hamilton dhe Mercedes mund t’i ndajnë rrugët pas vitit 2021”

Formula 1

“Hamilton dhe Mercedes mund t’i ndajnë rrugët pas vitit 2021”

Më: 2 mars 2021 Në ora: 09:50
Lewis Hamilton

Vozitësi Lewis Hamilton dhe Mercedes mund t’i ndajnë rrugët pas këtij sezoni, kështu është shprehur njohësi i mirë i garave, Tom Coronel.

Pas negociatave për një kohë të gjatë, dy palët arritën marrëveshje për kontratë njëvjeçare.

Thuhet se Mercedes do nënshkruajë me George Russell ose Max Verstappen, ose të dy, qysh në fillimin e vitit 2022.

Ndërsa, edhe Coronel mendon se Hamilton do largohet nga Mercedes pas këtij viti.

“Lewis Hamilton është garues i vërtetë, por ky do jetë sezoni i tij më i vështirë me 23 gara”.

“Pyetja është nëse ‘Dëshiron të dedikojë historinë, ose e ka dedikuar?’. Mendoj se djemtë si Hamilton duan ta dedikojnë vetëvetën”.

“Dhe mund të imagjinojë si mund të ndjehet pasi që të fitojë titullin e tetë me të gjatë në Formula 1 në histori. Pastaj, ai nuk është më Lewis Hamilton, ai është Zot”.

“E ka arritur. Nuk e di pse ai duhet të vazhdojë kur ka thyer çdo rekord”, tha fillimisht ai.

Ndërsa, tutje Coronel tha se Mercedes nuk ka nevojë për Hamilton dhe duhet të arrijë marrëveshje me vozitësit e tjerë si Russell dhe Verstappen.

“Negociatat këtë vit ishin shumë të vështira. Mund të shihet se dy palët nuk ishin plotësisht ‘të martuar'”.

“Mercedes nuk ka nevojë për Hamilton. Nuk ka të ardhme për të aty, pos nëse do të shtojë më shumë para në bankë”.

“Por, mund të lënë të ardhmen për 10 vitet e ardhshme në djemtë si George Russell dhe Max Verstappen”, përfundoi ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat