Rossi: Për të ardhmen time nuk kam folur me askënd

Formula 1

Rossi: Për të ardhmen time nuk kam folur me askënd

Më: 5 mars 2021 Në ora: 12:19
Rossi: Për të ardhmen time nuk kam folur me askënd

Muajt në vijim do të jenë vendimtarë për pilotin Valentino Rossi, që do të vendosë për të ardhmen e tij. ai ka nënshkruar një kontratë 1-vjeçare me Yamaha Petronas dhe në bazë të rezultateve do të vendosë nëse do të vijojë aventurën e tij apo do të tërhiqet përfundimisht nga MotoGP.

Piloti italian, tha: “Gjatë pushimeve verore do të vendos për vitin 2022. Vendimi im do të varet nga rezultatet. Nëse do të jem kompeititiv dhe mund të dueloj për fitoren e podiumin do të vijoj edhe një vit. Në të kundërt, do të tërhiqem. Vendimin do ta marrë gjatë verës edhe pse kjo ështe vetëm një ide”.

“Për të ardhmen time nuk kam folur me askënd, as me skuadrën. Ndoshta janë ata që vendosin më herët për mua.

Gjithsesi, do të jetë një vendim i vështirë, por kjo gjë nuk ma shqetëson. Kam 26 sezone që garoj, shumë.

Nuk e bëj këtë gjë për të kaluar kohën, por për passion. Pas dy vitesh të dobta dua që këtë sezon të triumfoj”, tha Rossi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat