Bottas: Dua ta nis këtë sezon me fitore

Formula 1

Bottas: Dua ta nis këtë sezon me fitore

Më: 9 mars 2021 Në ora: 12:51
Bottas: Dua ta nis këtë sezon me fitore

Kontrata e Valtteri Bottas me Mercedes skadon në fund të këtij viti. Për momentin ai nuk mendon në rinovimin e saj, pasi ai ka një objektiv të qartë: Të mposhtë shokun e tij të skuadrës Lewis Hamilton dhe të fitojë titullin kampion në Formula 1.

Finlandezi e ka të qartë se ky është shansi i fundit për t’ia dalë mbanë, për dy arsye: Ky është sezoni i fundit me makinat aktuale (nga viti 2022 hyjnë në fuqi rregullat e reja) dhe se në rast dështimi nuk do t’i rinovohet kontrata.

“Nuk dua të nxitohem për kontratën e re. Skuadra është përqendruar te rregullat e reja që do të aplikohen vitin tjetër dhe pilotët që do të pilotojnë Mercedes. Unë dua ta nis këtë sezon me fitore, duke marrë maksiumumin që në garën e parë”, tha Bottas.

“Nëse nuk e mposht edhe këtë vit Lewis do të ishte një zhgënjim për mua, por nëse ia dal mbanë mendoj se rinovimi do të vijë automatikisht. Nuk dua të kem asnjë keqardhje nga kjo aventurë. Do të impenjohem në maksimum, për të mos gabuar më”, tha Bottas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat