Verstappen: Mercedes po fshihet

Formula 1

Verstappen: Mercedes po fshihet

Më: 18 mars 2021 Në ora: 11:02
Verstappen: Mercedes po fshihet

Testet dimërore të Formula 1 të zhvilluara në pistën e Sakhir, në Bahrein, treguan se makina Red Bull është më e shpejta. Ndërkohë që, Mercedes nuk ishte në atë nivel që pritej, duke qenë gjysmë sekondi më i avashtë se makina austriake.

Gjithsesi, piloti holandez Max Verstappen, nuk i beson shumë këto rezultate. Madje ai shprehet se makina kampione zakonisht fshihet gjatë testeve, për të shpalosur në gara potencialin e saj të vërtetë.

“Nuk besoj se Red Bull është favorite kryesor për titullin. Mos harroni, Mercedes ka fituar 7 tituj kampionë radhazi në Formula 1, ndaj janë ata favoritët. Ne jemi të kënaqur që i mbyllëm këto teste në krye, por gara është tjetër gjë”, tha Verstappen.

“Unë mendoj se Mercedes po fshihet dhe ka analizuar ato të dhëna që ajo ka patur nevojë. Gjithsesi, pas 10 ditësh do të zbulojmë potencialin real të çdo makine. Ne duam të përmirësohemi dhe synojmë titullin”, tha Verstappen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat