Formula 1 prezantoi pistën në Jeddah

Formula 1

Formula 1 prezantoi pistën në Jeddah

Më: 19 mars 2021 Në ora: 11:48
Formula 1 prezantoi pistën në Jeddah

Në Botërorin 2021 të Formula 1, për herë të parë do të jetë edhe pista në Jeddah, në garën e vlefshme për Çmimin e Madh të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Përmes një xhiro virtuale, Formula 1 ka zbuluar për herë të parë se si do të jetë kjo pistë, ku gara do të zhvillohet më 5 dhjetor, e parafundit e kalendarit.

Pista është e gjatë 6.175 metra dhe ka një gjerësi maksimale prej 15 metrash dhe minimale prej 10 metrash. Pra, parakalimet janë plotësisht të mundshme, duke shtuar spektaklin.

Në total janë 27 kthesa, 16 nga e majta dhe 11 nga e djathta. E veçanta është se shpejtësia mesatare është 250 km/orë.

Një pistë që do të vërë pilotët nën një trysni të madh, pasi muret mbrojtëse janë shumë pranë pistës dhe gabimi mund të kushtojë shtrenjtë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat