McLaren siguron Hamilton e ri

Formula 1

McLaren siguron Hamilton e ri

Më: 23 mars 2021 Në ora: 12:24
McLaren siguron Hamilton e ri

McLaren kërkon të përsëritë historinë e suksesit që pati me Lewis Hamilton, duke siguruar që sot pasardhësin e tij. Makina britanike ka vënë nën kontratë kampionin europian të garave “kart”, Ugo Ugochukwu, i cili është vetëm 13 vjeç.

Djaloshi amerikan, me origjinë nga Nigeria, ka fituar disa tituj në vendlindjen e tij dhe në Europë, duke tërhequr vëmendjen e drejtuesve të McLaren, që janë hedhur në aksion. Ai do të asistohet në hapat e ardhshme pikërisht nga makina angleze.

Interesant fakti se po 13 vjeç ishte edhe Lewis Hamilton kur në vitij 1998 u mor në patronazh nga McLaren dhe ish-drejtuesi i asaj kohe Ron Dennis. Këtë herë është Zak Brown ai që ndjek të njëjtën linjë me Ugo Ugochukwu.

“Jam i nderuar që firmosa me një skuadër kaq të famshme, në një fazë ende fillestare të karrierës time. Të kesh mbështetjen e McLaren është fantastike, por po përqendrohem te rritja ime profesionale, me ndihmën e McLaren”, tha Ugo Ugochukwu.

“Kemi ndjekur me interes progresin e Ugo dhe sapo na u dha mundësia nuk hezituam të arrijmë një marrëveshje.

Do t’i japim mbështetjen tonë, pasi është një talent që mund të rritet shumë. Ka shumë potencial”, thanë drejtuesit e McLaren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat