Detyroi Alonso të tërhiqej nga gara

Formula 1

Detyroi Alonso të tërhiqej nga gara

Më: 30 mars 2021 Në ora: 11:12
Detyroi Alonso të tërhiqej nga gara

Rikthimi në pistë i Fernando Alonso pas dy vitesh pushim nuk pati atë rezultat që priste piloti spanjoll. Makina e tij Alpine u detyrua të tërhiqej në mesin e garës së Bahrein për shkak të një problemi me frenat.

Pasi kanë kontrolluar makinën, mekanikët kanë zbuluar se shkak i problemit të frenat ishte një kuti plastike me të cilën mbështillet ushqimi dhe që ndodhej në pistë në momentin që kalonte makina. Ajo kishte ngecur në zonën e frenave, duke bërë që frenat e pasme të tejnxeheshin, pasi nuk lejonte funksionimin normal të tyre.

“Prania e asaj plastike në zonën e frenave krijoi temperatura të larta, duke dëmtuar impiantin e frenimit. Ndaj, u detyruam ta tërhiqnim pilotin për arsye sigurie.

Më vjen keq për Fernando, pasi ishte gara e parë pas dy vitesh dhe po paraqitej mirë”, tha Marcin Budkoëski, drejtori teknik i Alpine..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat