Bottas akuza skuadrës

Formula 1

Bottas akuza skuadrës

Më: 31 mars 2021 Në ora: 12:07
Bottas akuza skuadrës

Bottas akuza skuadrës: Vonesa në “pit stop” më hoqi mundësinë e fitores!

Valtteri Bottas e nisi garën e Bahrein në vendin e tretë dhe e mbylli atë po në këtë pozicion.

Piloti finlandez i Mercedes bëri një garë “normale”, pa shumë emocione. Gjithsesi, ai hedh disa akuza karshi mekanikëve, që gabuan gjatë ndalesës për ndërrimin e gomave, duke e vonuar atë.

“Humba shumë kohë në “pit stop”.

Pa këtë problem do të isha pranë Lewis e Max për të dueluar për fitore. Ritmet e makinave tona ishin të ngjashme, por kur humbet 10 sekonda në një ndalesë të tillë e di se nuk ke më asnjë shans të rikuperosh disavantazhin”, tha Bottas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat