Sainz: Dua diçka më shumë nga Ferrari

Formula 1

Sainz: Dua diçka më shumë nga Ferrari

Më: 1 prill 2021 Në ora: 12:43
Sainz: Dua diçka më shumë nga Ferrari

Piloti spanjoll i Ferrarit, Carlos Sainz, ka kërkuar nga njëvendëshja italiane një makinë më të shpejtë për garat e ardhshme. Në debutimin sezonal, në Bahrein, ai u klasifikua në vendin e tetë.

“E rëndësishme për mua ishte të kompletoja 56 xhirot dhe të merrja konfidencë me makinën. Ndaj, nuk preferova të rrezikoja shumë, sidomos në start dhe kjo më kushtoi shumë”, tha Sainz.

“Pasi arrita të gjej ritmin e duhur nisa të pilotoj mirë. Kisha një ritëm të mirë me gomat e mesme e sidomos me ato të forta, bëra disa parakalime, ndaj në përgjithësi jam i kënaqur nga gara ime e parë”, tha Sainz.

“Gjithsesi, nëse Ferrari kërkon diçka më shumë nga unë do t’ia jap, por edhe vetë makina duhet të jetë më e shpejtë. Edhe unë dua diçka më shumë nga makina. Fillimi ishte pozitiv, të shohim më vonë”, u shpreh spanjolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat