Formula 1, shpjegon se si lufton pandeminë

Formula 1

Formula 1, shpjegon se si lufton pandeminë

Më: 2 prill 2021 Në ora: 11:57
Formula 1, shpjegon se si lufton pandeminë

Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit dhe Formula 1 kanë publikuar një komunikatë e përbashkët, ku thuhet se para, gjatë dhe pas garës së Çmimit të Madh të Bahrein janë zhvilluar në total 8.150 teste anti-Covid dhe kanë dalë pozitivë 12 persona.

Një numër shumë i vogël personazh kanë dalë pozitivë, duke parë numrin e madh të testeve që janë kryer, për të mbajtur nën kontroll situatën. Dihet vetëm që 2 nga 12 personat që kanë dalë pozitivë janë të skuadrës Aston Martin.

Kjo fushatë testimesh anti-Covid do të vijojë çdo fundjavë që zhvillohen gara të Formula 1, ndërkohë që edhe çdo skuadër kryen vetë teste gjatë periudhës që nuk ka gara.

Gara e radhës do të zhvillohet në Imola të Italisë, pa tifozë, ndërsa në Bahrein gara u zhvillua me publikë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat