Piquet: Nëse do kishin të njëjtën makinë, Verstappen do ta mposhte Hamiltonin

Formula 1

Piquet: Nëse do kishin të njëjtën makinë, Verstappen do ta mposhte Hamiltonin

Më: 5 prill 2021 Në ora: 09:40
Lewis Hamilton dhe Max Verstappen

Piloti i Formula 1, Nelson Piquet ka deklaruar se makinat e bëjnë diferencën dhe nëse do ishte ndryshe, epilogu do ndryshonte.

Lewis Hamilton dhe Max Verstappen patën një betejë emocionuese në Barharin Grand Prix, por Piquet beson se kjo nuk do të ishte kështu në rast se makinat do të ishin të njëjta.

Hamilton arriti të sulmojë Verstappen dhe të fitojë garën hapëse të Formula 1 këtë sezon.

Verstappen dominoi gjatë provave dhe gjatë garës, por Mercedesi ia doli që të bëjë diferencën.

“Nuk është që Hamiltoni nuk është i mirë, por ai ka një pilot të dobët përkrah”, tha ai.

“Fillimisht, duhet të konsiderojmë që F1 ka makina të ndryshme dhe është vështirë të krahasojmë pilotët kur nuk janë në ekipe të njëjta”, shtoi ai.

“Por nëse Max (Verstappen) do ngiste Mercedesin, jam i sigurt që do ta mundte Hamiltonin”, tha Piquet.

“Gjërat janë të lehta për Hamiltonin, me Valeri Bottas si pilot përkrahës”, përfundoi Nelson Piquet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat