Mecedes paralajmëron Hamiltonin

Formula 1

Mecedes paralajmëron Hamiltonin

Më: 9 prill 2021 Në ora: 11:44
Mecedes paralajmëron Hamiltonin

Vetëm një muaj më parë, piloti britanik Lewis Hamilton do të rinovonte kontratën me Mercedes, kontratë që skadon në fund të këtij viti. Për të evituar që situata e vështirë krijuar këtë dimër të përsëritet edhe këtë fundvit, makina gjermane kërkon të marrë masat.

Mercedes synon të zgjidhë çështjen e pilotëve që do të ketë në pistën vitin 2022 më herët, që këtë verë.

Toto Wolff, drejtori sportive i Mercedes, për këtë çështje deklaroi: “Nuk do të presim deri në janar për të konfirmuar dy pilotët tanë. Vjet me Bottas rinovuam që në verë dhe këtë gjë duam ta bëjmë këtë vit me të dy pilotët. Ne duam t’u japim qetësi pilotëve tanë dhe jo të krijojmë një situatë të tensionuar për të gjitha palët”.

“Rinovimi i Lewis është prioritet për ne.

Së bashku kemi bërë një rrugë të gjatë. Gjatë gjithë karrierës së tij në Formula 1 ai ka pilotuar një makinë që kishte motor Mercedes. Natyrisht vitin tjetër do të ketë shumë ndryshime në F1, ndaj duam të zgjidhim çështjet që këtë verë për sa u përket pilotëve”, tha Wolff.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat