FASK 'ndez motorët', kampionati nis të dielën në Ferizaj

Formula 1

FASK 'ndez motorët', kampionati nis të dielën në Ferizaj

Më: 9 prill 2021 Në ora: 16:36
FASK 'ndez motorët', kampionati nis të dielën në Ferizaj

Kampionati i Kosovës në automobilizëm nis këtë të diel, me garën në disiplinën e auto sllallomit, për konkurrencën e femrave dhe të meshkujve, e cila do të mbahet në Ferizaj.

Auto Klubi Ferizaj në bashkëpunim me Federatën e Auto Sportit të Kosovës dhe institucionet tjera relevante, i kanë marrë të gjitha masat që gara të ketë rrjedhën më të mirë të mundshme, gjithmonë duke i respektuar edhe masat që kanë të bëjnë me pandeminë e Covid-19.

Gara do të mbahet në shtegun e improvizuar në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, me gjatësi 1513 metra, ndërsa zhvillohen dy vozitje, duke mos i llogaritur edhe ato testuese.

Paraqitja në garë bëhet nga ora 09:00-10:30, për të vazhduar me verifikimin e dokumentacionit dhe kontrollin teknik të veturave, ndërsa në orën 11:00 bëhet mbyllja e shtegut për veturat civile.

Skuadra organizative e FASK-ut apelon për kujdes dhe disiplinë gjatë gjithë kohës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat