Gati anulimi i garës së Kanadasë

Formula 1

Gati anulimi i garës së Kanadasë

Më: 13 prill 2021 Në ora: 12:40
Gati anulimi i garës së Kanadasë

Emergjenca e koronavirus duket se shumë shpejti do të prekë sërish sportin e Formula 1. Përveç faktit se garat po zhvillohen pa tifozë, tashmë po rikthehet makthi i anullimit të garave, ashtu sikurse ndodhi edhe vjet.

Sipas mediave italiane, gara e Çmimit të Madh të Kanadasë në Formula 1, e parashikuar për më 11 qershor, është në rrezik, si pasojë e infektimeve të shumta me Covid-19 në këtë vend.

Organizatorët e garës nuk janë në gjendje të përballojnë volumin e madh të punës së kësaj gare, duke parë edhe masat shtesë që janë marrë për shkak të pandemisë. Gjithçka do të vendoset brenda kësaj jave nëse kjo garë do të zhvillohet ose jo.

Liberty Media ka gati pistën rezervë dhe me shumë gjasa, në rast se gara e Kanadasë do të anullohet, ajo do të zëvendësohet nga pista e Stambollit, në Turqi. Këta të fundit janë shprehur të gatshëm të organizojnë garën në kohë rekord.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat