Hamilton: Dua të qëndroj në Formula 1

Formula 1

Hamilton: Dua të qëndroj në Formula 1

Më: 15 prill 2021 Në ora: 12:56
Hamilton: Dua të qëndroj në Formula 1

Lewis Hamilton, tashmë 36 vjeç, e ndjen se është në vitet e fundit të karrierës së tij. Piloti britanik i Mercedes ka një kontratë me makinën gjermane që skadon në fund të këtij viti, ku në rast se triumfon do të korrë suksesin e tetë kampion bote në Formula 1.

Duke folur për të ardhmen, Hamilton tha: “Pasi të largohem nga garat mund të qëndroj në Formula 1 dhe mendoj se e dëshiroj këtë gjë. Ky sport më ka dhënë mundësi të njoh shumë njerëz, të jap mesazhe, të inkurajoj njerëz. Por në një moment do të ndalem”.

“Misioni im është ta bëj këtë sport më përfshirës dhe kjo gjë nuk më shqitet nga mendja. Ky është një problem që duhet sulmuar që në bazë, duke ndihmuar e mbështetur të rinjtë.

Duhet punuar për të matur më shumë mekanike e inxhinere femra në skuadrat tona, apo persona me ngjyrë”, tha Hamilton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat