Leclerc zbulon problemin e Ferrarit në Imola

Formula 1

Leclerc zbulon problemin e Ferrarit në Imola

Më: 20 prill 2021 Në ora: 12:39
Leclerc zbulon problemin e Ferrarit në Imola

Charles Leclerc me Ferrari iu afrua shumë podiumit në garën e zhvilluar dy ditë më parë në pistën e Imola. Për një moment ai ishte i dyti, por makina italiane u klasifikua vetëm e katërta, pa patur mundësinë të bënte dot më shumë.

Piloti monogask ka zbuluar edhe arsyen e këtij podiumi të munguar: “Në pjesët e drejta të gjata vuajmë shumë, pasi nuk kemi shpejtësi. Këtë gjë e paguam shtrenjtë në Imola, pasi aty na parakaluan”.

Gjithsesi, “kokëkuqja” është rikthyer kompetitive dhe ky është një lajm i mirë.

“Jemi në një situatë ku mund të duelojmë me më të mirët edhe pse kemi disa probleme. Në pistën e lagur ishim kompetitivë dhe ritmi i garës ishte i mirë”, tha Leclerc.

Ai pranon se flamuri i kuq në mesin e garës ndikoi shumë në rezultatin përfundimtar. “Po të mos ishte ai flamur do të kishim një situatë ndryshe. E mbyllëm në vendin e katërt, por në përgjithësi ishte një ditë pozitive”, tha Leclerc.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat