Rossi: Fakti që nisem nga vendet e fundit më penalizon

Formula 1

Rossi: Fakti që nisem nga vendet e fundit më penalizon

Më: 22 prill 2021 Në ora: 15:19
Rossi: Fakti që nisem nga vendet e fundit më penalizon

Sezoni 2021 i MotoGP nuk ka nisur aspak mirë për pilotin italian Valentino Rossi, që deri më tani ka zhgënjyer, në garën e fundit të zhvilluar në Portugali ai u rrëzua, duke mos e mbyllur dot atë.

“Një mëkat”, pasi do të merrnim pikë të rëndësishme për moral dhe për skuadrën”, ka thënë Rossi.

“Sot është e vështirë të bësh një hap të madh përpara, pasi çdo pistë është ndryshe nga tjetra dhe ka karakteristikat e saj.

Fakti që nisem nga vendet e fundit më penalizon, pasi nuk arrij të jem i shpejtë dhe humbas kohë në grupin e pilotëve.

Të jem i sinqertë, prisja të isha më kompetitiv”, u shpreh Rossi. “Po i provojmë të gjitha mënyrat për t’ia dalë mbanë, por nuk kemi shumë sukses. Nuk jemi ende aq të shpejtë sa dëshirojmë. Ky vit do të jetë një sfidë e vështirë për mua, por nuk duhet të mërzitemi.

Nëse arrij të paraqitem ashtu si dëshiroj, mund të jemi më kompetitivë”, ka deklaruar Rossi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat