Vettel refuzon

Formula 1

Vettel refuzon

Më: 27 prill 2021 Në ora: 12:38
Vettel refuzon

Janë të paktë pilotët e Formula 1 dhe MotoGP që gjatë testeve dimërore refuzuan të bëjnë vaksinën anti-Covid që iu ofrua gratis nga Bahrein. Një prej tyre është Sebastian Vettel, piloti që këtë sezon garon me Aston Martin në Formula 1, shkruan ttelesport.

Ai ka refuzuar, të paktën për momentin, të bëjë vaksinën anti-Covid që iu ofrua. Arsyeja nuk është se piloti gjerman nuk ka besim te vaksina, por se nuk dëshiron të “kalojë radhën” dhe kërkon që atë ta bëjnë personat më në nevojë.

“Është çështje principi.

Në Bahrein mora ofertën për të kryer vaksinën, por e refuzova, thjesht për arsyen se ende nuk ka ardhur radha ime. Ka ende shumë persona që duan të vaksinohen dhe po presin radhën. Do të vaksinohem kur të jetë radha ime, pasi tani janë të moshuarit që kanë më shumë nevojë për të”, tha Vettel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat