Bottas: Objektivi im është fitimi i titullit kampion

Formula 1

Bottas: Objektivi im është fitimi i titullit kampion

Më: 30 prill 2021 Në ora: 11:51
Bottas: Objektivi im është fitimi i titullit kampion

Edhe pse ky sezon i Formula 1 nuk ka nisur ashtu si duhet për finlandezin Valtteri Bottas, ai i ka çuar një mesazh të qartë drejtuesve të Mercedes.

Ai ka deklaruar se nuk do të pranojë asnjë urdhër nga lart për të “hapur krahun” në rast se do të jetë duke dueluar me Lewis Hamilton, për të lënë shokun e tij të skuadrës të fitojë apo të grumbullojë më shumë pikë.

“Jemi vetëm në garën e tretë dhe sezoni është ende i gjatë për të lënë Hamilton të më kalojë në rast se do të më vijë një urdhër nga lart. Vërtet jam pas tij në renditje, por jam gati të duelojë me të dhe me Max për të reduktuar diferencat në renditje.

Objektivi im është fitimi i titullit kampion.

Ky duket një sezon i ekuilibruar dhe mes pretendentëve jam edhe unë”, u shpreh Bottas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat