Dominojnë garuesit e Duccatit

Formula 1

Dominojnë garuesit e Duccatit

Më: 2 maj 2021 Në ora: 15:29
Dominojnë garuesit e Duccatit

Është mbyllur para pak çastesh gara e Çmimit të Madh të Spanjës në pistën e Jerez, teksa në Spanjë kanë “sunduar” pilotët e italianëve të Duccatit, me Jack Miller dhe Francesco Bagnaia, që arritën të marrin vendin e parë dhe të dytë.

Nga vendi i parë në këtë garë u nis francezi Fabio Quartararo, i cili e mbajti kryesimin e garës deri në gjysmën e garës, por më pas Yamaha shfaqi problemin e zakonshëm: konsumin e madh të gomave.

Me kalimin e xhirove goma e parë e Quartararo u dorëzua dhe francezi i hapi rrugën të gjithëve dhe e mbylli garën në vendin e 13. Podiumin në këtë garë e plotësoi një Yamaha Petronas, me Franko Morbidellin në bord.

Pjesë e kësaj gare mori pjesë edhe 8 herë kampioni i Botës, Marc Marquez, i cili e mbylli garën në vendin e nëntë, duke koleksionuar të tjera pikë të rëndësishme dhe fituar akoma më shumë fuqi në krahun e tij, që dalëngadalë po rikthehet me forcën e duhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat