Kaos në F1

Formula 1

Kaos në F1

Më: 11 maj 2021 Në ora: 12:01
Kaos në F1

Pandemia Covid-19 ka krijuar mjaft probleme në sportin e Formula 1, që deri më tani ka zhvilluar 4 gara këtë sezon dhe planifikon të organizojë 23 në total, një rekord. Deri më tani, gara e Australisë është shtyrë në nëntor, gara e Kinës është anulluar dhe po ashtu ajo e Kanadasë.

Gara kanadeze u zëvendësua me atë të Turqisë, por mediat britanike bëjnë me dije se mund të ketë një rokadë mes garës së Turqisë, që zhvillohet në Stamboll dhe asaj të Azerbajxhanit, që zhvillohet në Baku. Pritet që dy garat të shkëmbejnë datat për shkak të pandemisë.

Shkak është bërë vendimi i marrë nga qeveria britanike, që ka futur Turqinë mes vendeve në rrezik të lartë dhe personat që vijnë nga ky shtet duhet të bëjnë 10 ditë karantinë të detyrueshme. Kjo krijon probleme për skuadrat, pasi shtatë ekipe janë angleze dhe nuk kanë kohë të përgatiten për garën e Francës (27 qershor), e cila është pas asaj të Stambollit (13 qershor).

Ndërkohë që, më 6 qershor është planifikuar gara e Baku, ndaj mund të ketë një ndryshim datash. Mendohet që më 6 qershor të zhvillohet gara e Stambollit dhe një javë më pas, më 13 qeshor, ajo e Baku. Në këtë mënyrë, nuk do të ketë karantinë dhe gara e Francës do të zhvillohet normalisht me 27 qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat