Anulohet Çmimi i Madh i Turqisë

Formula 1

Anulohet Çmimi i Madh i Turqisë

Më: 15 maj 2021 Në ora: 19:21
Anulohet Çmimi i Madh i Turqisë

Anulohet Çmimi i Madh i Turqisë vetëm dy javë pasi gara e planifikuar për t’u zhvilluar në “Istanbul Park” u përfshi në kalendarin zyrtar të edicionit të 72-të të kampionatit botëror të Formula 1.

Kjo garë ishte projektuar për t’u mbajtur në Stamboll më datën 13 qershor, por masat shtrënguese që janë vendosur në Turqi e bënë të pamundur zhvillimin e garës në qytetin më të populluar të Kontinentit të Vjetër. Drejtuesit e Formulës 1 reaguan pa humbur kohë, duke e zëvendësuar Çmimin e Madh të Turqisë me një garë alternative në Austri.

Bëhet fjalë për një garë të dytë në këtë vend, pasi pista e Spielberg-ut ishte përfshirë që në fillim në kalendar nga krerët e Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit. Edicionin e kaluar pista e mirënjohur e Red Bull Ring-ut priti dy garat hapëse të sezonit, nën emërtimin Çmimi i Madh i Austrisë si dhe Çmimi i Madh i Styria-s, respektivisht në datat 5 dhe 12 korrik.

Storia është një Shtet Federal në këtë vend, që ka privilegjin për të pritur çdo vit botërorin e Formulës 1 dhe me ndryshimet më të fundit krerët e FIA-s kanë përcaktuar edhe datat 27 qershor e 4 korrik, për mbajtjen e garave të kampionatit të sivjetshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat