Ferrari probleme për Leclerc

Formula 1

Ferrari probleme për Leclerc

Më: 20 maj 2021 Në ora: 13:59
Ferrari probleme për Leclerc

Sergio Perez me Red Bull ka qenë më i shpejti sot në sesionin e parë të provave të lira, të zhvilluara në pistën e Montekarlo, ku ditën e diel do të zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Monako në Formula 1.

Meksikani dha kohën 1’12”487, duke lënë pas spanjollin e Ferrarit, Carlos Sainz. Ndërsa i treti u rendit holandezi Max Verstappen me makinën tjetër Red Bull.

Në vendet 5-6 u klasifikuan dy makinat Mercedes, me Lewis Hamilton që u rendit para shokut të tij të skuadrës, Valtteri Bottas.

Probleme për Ferrarin e Charles Leclerc, që zhvilloi vetëm 4 xhiro e më pas u tërhoq, për shkak të një problemi në kambio. Probleme edhe për Alonso (14-ti), që u përplas me barrierat mbrojtëse. Provat zyrtare do të zhvillohen ditën e shtunë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat