Verstappen triumfon në Monaco

Formula 1

Verstappen triumfon në Monaco

Më: 23 maj 2021 Në ora: 17:31
Verstappen triumfon në Monaco

Max Verstappen ka fituar Çmimin e Madh të Monaco dhe, falë vendit të shtatë të Lewis Hamilton, ka marrë kryesimin e renditjes së përgjithshme (105 pikë me 101).

Nuk ndodhte që nga Çmimi i Madh i Gjermanisë në 2018-ën që një tjetër pilot përveç Hamilton të kryesonte renditjen e përgjithshme të Formula 1.

Pas tërheqjes para fillimit të garës për probleme të makinës të Leclerc, i cili fitoi pole position dje, Carlos Sainz i ka dhuruar vendin e dytë Ferrari-t. Në vendin e tretë është renditur Lando Norris.

Ditë e zezë për Mercedes, me Valtteri Bottas që ka qenë i detyruar të tërhiqej nga gara kur ishte i dyti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat