Skender Potera vazhdon “të bëjë ligjin” në Drag Race 

Formula 1

Skender Potera vazhdon “të bëjë ligjin” në Drag Race 

Më: 24 maj 2021 Në ora: 00:24
Skender Potera vazhdon “të bëjë ligjin” në Drag Race 

Skender Potera ka vazhduar dominimin në Drag Race. Ai ka triumfuar edhe në garën e parë për këtë vit. Potera me Audi TT RS ka arritur rezultat fantastik, duke përshkuar distancën prej 402 metrave për vetëm 08.644 sekonda ose 250 kmh.

Pavarësisht këtij rezultati, ai nuk është shprehur shumë i kënaqur. “Kam pritur fitore, sepse konkurrent të vetëm e kam Vis Kosovën, i cili këtë herë nuk mori pjesë. Unë kam pasur kohë më të mirë në të kaluarën. Kësaj radhe nuk e kisha veturën e përgatitur në mënyrën më të mirë, por gjithsesi në garën e ardhshme synoj rezultat më të mirë”, ka thënë Potera pas triumfit.

Sensacion i garë ishte edhe Pranvera Xhaferi, e cila jo vetëm që garoi si femra e vetme, por arriti rezultat të shkëlqyeshëm, duke u renditur në pozitën e dytë të klasës 11 sekonda, me ç’rast ishte më e shpejtë se shumica e garuesve meshkuj.

Image

“Jam e kënaqur me rezultatin, por edhe për faktin se si kampione e kampionatit të kaluar, kur konkurrente i kisha femrat, ia dola që edhe në konkurrencë me meshkujt, të cilët kanë shumë më tepër përvojë, të dëshmoj se mund të arrij sukses.

I falënderoj të gjithë për përkrahjen e madhe, sidomos familjen time, ndërsa shpresoj që në të ardhmen të arrij rezultate edhe më të mira”, ka thënë “Pranki”, e cila ka paralajmëruar se do të marrë pjesë edhe në garat malore, që do të jetë një sfidë shumë interesante.

Drag Race i parë për këtë vit kaloi pa asnjë problem, ndërsa organizatori, Eurogoma RT për fituesit e tri divizioneve ndau nga një set gomash.
Në Drag Race 1, përveç garuesve vendorë dhe atyre nga diaspora, pjesëmarrës pati edhe nga Shqipëria dhe vendet tjera të rajonit.

Divizioni FWD
Klasa 16

1.Armend Laku (Golf 2) 17.392 sekonda

Klasa 15
1.Hadis Pulaj (Golf 2) 15.980
2.Denis Cela (Golf 4) 16.716
3.Brian Nela (Golf 5) 15.085

Klasa 14
1.Haxhi Berisha (Opel Astra) 14:110
2.Shkëlzen Piraku (Golf 2) 14.111
3.Alban Zaka (Honda Civic) 17.017

Klasa 13
1.Leutrim Sylejmani (Golf 2) 13.457
2.Mestan Skenderi (Opel Corsa) 14.288
3.Mërgim Xhoxhaj (Seat) 14.475

Klasa 12
1.Sedat Rama (Golf 2) 12.535
2.Drilon Govori (Audi A3) 12.748
3.Lulzim Popaj (Opel Corsa) 13.007

Klasa 11
1.Lavdat Vllahiu (Golf 2) 11.883
2.Labinot Syla (Opel Corsa) 12.105
3.Armend Hoxha (Golf) 12.469

Divizioni RWD
Klasa 16

1.Adem Marovac (BMW 645) 16.007
2.Brato Esmeraldo (Mercedes) 16.450
3.Elvedin Isovic (BMW 520) 16.680

Klasa 15
1.Rakip Rusi (BMW) 15.129
2.Klajd Cela (Mercedes C230) 15.714

Klasa 14
1.Alban Cakaj (BMW) 14.536
2.Albin Ramadani (BMW e90)14.649
3.Patrik Osmani (BMW) 14.855

Klasa 13
1.Hajdin Asani (BMW 535) 13.545
2.Julian Sami (BMW)13.740
3.Behar Emerllahu (BMW) 13.688

Klasa 12
1.Qëndrim Alidema (BMW) 13.173
2.Neart Meminaj (Mercedes CLK) 14.055
3.Çlirim Rama (BMW 116) 13.283

Klasa 11
1.Emin Dobra (BMW) 11.724
2.Esad Dosljak (Opel Corsa) 26.545
3.Liridon Talla (BMW) 13.102  

Divizioni AWD
Klasa 14

1.Germando Matraku (Audi S3) 14.557

Klasa 13
1.Ilir Shabani (VW) 13.135
2.Drilon Buduri (Audi S3) 13.136
3.Alton Potera (Passat B8) 13.200

Klasa 12
1.Çlirim Rama (Porsche) 12.092
2.Altin Potera (Audi TT RS) 12/767
3.Ndriqim Merovci (BMW) 12.845

Klasa 11
1.Agron Ismajli (Porsche 911) 11.159
2.Pranvera Xhaferi (Audi RS6) 11.587
3.Burim Selimi (Audi RS Q8) 12.066

Klasa 10
1.Gojart Potera (Audi RS) 10.188
2.Ard Potera (Audi A6) 11.280

Klasa 8
1.Skender Potera (Audi TT RS) 08.664

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat