Verstappen: Kjo është një garë që çdo pilot dëshiron ta fitojë

Formula 1

Verstappen: Kjo është një garë që çdo pilot dëshiron ta fitojë

Më: 25 maj 2021 Në ora: 12:25
Verstappen: Kjo është një garë që çdo pilot dëshiron ta fitojë

Max Verstappen, për herë të parë në karrierën e tij, ndodhet në krye të renditjes së botërorit të Formula 1.

Piloti holandez triumfoi në garën e Montekarlo dhe përfitoi nga vendi i shtatë i Lewis Hamilton për të marrë kreun e renditjes.

“Të fitosh në pistën e Montekarlo është diçka speciale. Për mua ishte hera e parë që fitoja këtu dhe pranoj se ishte një garë fantastike. Një pistë ku asnjëherë nuk i dihet se çfarë mund të ndodhë. Të tjerët ndaluan para meje në bokse dhe kjo ma lehtësoi garën”, tha Verstappen.

“Kjo është një garë që çdo pilot dëshiron ta fitojë dhe kur ia del mbanë je krenar. Gjithsesi, sezoni është ende i gjatë dhe duhet kujdes deri në fund”, u shpreh Verstappen, që ka 4 pikë më shumë në renditjes se Hamilton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat