Rossi: Ndihem mirë dhe shpresoj që atë progres...

Formula 1

Rossi: Ndihem mirë dhe shpresoj që atë progres...

Më: 26 maj 2021 Në ora: 12:36
Rossi: Ndihem mirë dhe shpresoj që atë progres...

Gara e radhës në botërorin e MotoGP është në pistën italiane të Mugello, në shtëpinë e Valentino Rossi, aty ku ai ka triumfuar 9 herë në karrierën e tij. Legjenda e MotoGP e ka të qartë se këtë fundjavë nuk do të mbërrijë fitorja e 10-të, por shpreson të bëjë disa hapa të tjerë përpara pas atyre në pistën e Le Mansh.

“Në Francë pata mundësi të dueloj për të hyrë në “top-10”, por në kishte të vështira atmosferike.

Ndihem mirë dhe shpresoj që atë progres ta shpalosim edhe në Mugello, në një pistë të veçantë për mua. Shpresoj që këtë herë edhe kushtet atmosferike të jenë më të mira”, tha Rossi.

Për fatin e keq të Rossi, do të mungojnë fansat e tij: “Kjo është një pistë fantastike dhe mezi pres të garoj aty. Mëkat që nuk do të jenë fansat, pasi ata më shtyjnë dhe motivojnë fort dhe do të më ndihmonin për një paraqitje edhe më të mirë. Nuk do t’i zhgënjeja”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat