Quartararo dominon provat zyrtare

Formula 1

Quartararo dominon provat zyrtare

Më: 29 maj 2021 Në ora: 16:28
Quartararo dominon provat zyrtare

Piloti francez Fabio Quartararo me Yamaha siguroi “pole position” sot pasdite në pistën e Mugello, ku ditën e diel do të zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Italisë në MotoGP.

Ai do ta nisë garën nga vija e parë e startit së bashku me italianin Francesco Bagnaia (Ducati) dhe francezin tjetër Johann Zarco, me Ducati Pramac.

Ky është “pole” i katërt radhazi për Quartararo këtë sezon, që konfirmon se Yamaha është mjaft e shpejtë në xhiron teke. Zhgënjen sërish Valentino Rossi me Yamaha Petronas, që do ta nisë garën i 19-ti, ndërsa Marc Marquez me Honda u rendit i 11-ti.

Gjithsesi, gara e nesërme parashikohet interesante, pasi priten reshje shiu.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat