Hamillton: Nuk duhet të humbasin asnjë mundësi në pistë

Formula 1

Hamillton: Nuk duhet të humbasin asnjë mundësi në pistë

Më: 30 maj 2021 Në ora: 12:51
Hamillton: Nuk duhet të humbasin asnjë mundësi në pistë

Lewis Hamilton është i vetëdijshëm se do ta ketë shumë të vështirë këtë sezon të fitojë titullin kampion bote në Formula 1.

Piloti i Mercedes, pas zhgënjimit në Montekarlo, është 4 pikë pas Max Verstappen në renditjen e përgjithshme.

Duke folur për sfidat e radhës, piloti i Mercedes shprehet se makina duhet të bëjë më shumë përpjekje, që të duelojë jo vetëm për fitore, por edhe të japë xhiron e shpejtë. Siç dihet, piloti që jep xhiron më të shpejtë në garë merr 1 pikë.

“Nuk duhet të humbasin asnjë mundësi në pistë, në çdo garë. Edhe atë për të dhënë xhiron më të shpejtë dhe të marrim 1 pikë më shumë se rivalët. Në këtë kampionat çdo pikë është e rëndësishme”, tha Hamilton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat