Bardhyl Canolli i pa konkurrencë në Goden 

Formula 1

Bardhyl Canolli i pa konkurrencë në Goden 

Më: 30 maj 2021 Në ora: 18:54
Bardhyl Canolli i pa konkurrencë në Goden 

Bardhyl Canolli i Auto Klubit Eurogoma RT është fitues i garës së parë për këtë vit në disiplinën malore, Godeni 2021.

Në shtegun prej 2.6 kilometrash, Canolli me Radicall SR8 LM deri te fitorja ka arritur me kohën 02:51.827 minuta (përfshirë të dyja vozitjet - 01:27.134 dhe 01:24.693) me shpejtësi mesatare 108.946 km/h.

“Jam i kënaqur me garën në përgjithësi, por edhe me suksesin personal. Është shumë mirë që gara përfundoi pa asnjë problem, organizimi ishte mjaft i mirë, ndërsa edhe veturën e kam në gjendje shumë të mirë.

Image

Sigurisht kam pasur mundësi të arrij kohë edhe më të mirë, por duke pasur parasysh që garova me goma të vjetra dhe faktin që pati edhe riga shiu, jam i kënaqur me rezultatin e arritur”, ka thënë Canolli pas garës, i cili njëherësh e mban edhe rekordin e shtegut në Goden me kohën 01:21.898 minuta.

Pozita e dytë në plasmanin e përgjithshëm i takoi Gazmend Demollit, i cili me Audi S3 pati kohën prej 03:03.808 minuta), ndërsa i treti u rendit Faton Rama me Renault Clio, me kohë 03:05.217 minuta.

Image

E veçanta e garës në Goden ishte edhe pjesëmarrja e tri garueseve femra. Arjeta Rysha, Mimoza Jetullahu dhe Pranvera Xhaferi e përfunduan pa problem garën, duke dëshmuar se mund të jenë të suksesshme edhe në disiplinën malore.

Auto Klubi HCR Gjakova në bashkëpunim me Illyrius Motorsport, mbështetur nga Federata e Auto Sportit e Kosovës dhe KK i Gjakovës e organizuan garën mjaft mirë garën.

Kampionati i Kosovës në automobilizëm vazhdon në fundjavën e ardhshme me garën që zhvillohet të shtunën në karting dhe të dielën në auto sllallom.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat