Pranvera Xhaferi: Garova e shqetësuar dhe me presion 

Formula 1

Pranvera Xhaferi: Garova e shqetësuar dhe me presion 

Nga: K.G. Më: 1 qershor 2021 Në ora: 13:28
Pranvera Xhaferi: Garova e shqetësuar dhe me presion 

Çdo garë i ka sfidat e veta! Në fundjavë u zhvilluan garat e automobilizmit në Goden, që u organizuan nga Federata e Autosporteve të Kosovës.

Edhe disa vasha e sfiduan veten, si Pranvera Xhaferi, Arjeta Rysha e Mimoza Jetullahu. 

Bukuria e kësaj gare ishte se këto të lartpërmendurat e përfunduan garën e disiplinës malore. 

Pranvera Xhaferi përmes një postimit të saj në facebook, ka treguar për vështirësitë të një gare malore. 

“Për mua gara më e vështirë deri tani ka qenë gara malore, për të cilën vendosa te marr pjese ne një kohë rekord - brenda 10 ditësh.

Sfidë më vete ishte gjetja dhe përgatitja e veturës për gara dhe koha e pamjaftueshme e imja për të ushtruat dhe për ta përvetësuar veturën që më erdhi një ditë para garave ne gjendje jo të rregullt, karrigia nuk ishte e instaluar mirë në pozicionin e duhur, aty kanë intervenuar pak

Klubi i Gjakovës duke e rivendosur në vendin e duhur!

Duhet me theksuar që veturat e garave malore dallojnë shumë nga veturat e zakonshme, ato duhet me qenë të pajisura deri në detaje, gjë që me veturën time fatkeqësisht nuk ndodhi.

Megjithatë ishte një sfidë e jashtëzakonshme,  sepse i kam realizuar garat testuese  ende pa u pajisur me gomat qe i kisha porositur nga Kroacia, kam hyrë me goma te huazuara, me fellne dhe pa regllazhë.

Të dielën në garën finale edhe pse u mundova ta bëj regllazhen me ndihmën e Klubit te Gjakovës, garova e shqetësuar dhe me presion sepse ende nuk isha stabilizuar dhe ndjehesha e pasigurt me gjendjen e makinës, pavarësisht këtyre problemeve unë u mundova ta jap maksimumin ne gara, ishte eksperience që më mësoi shumë dhe më ndihmoi të kuptoj se në të ardhmen duhet të bashkëpunoj me njerëz më profesional dhe më të përgjegjshëm”, ka shkruar Pranvera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat