Arjeta Rysha apo gruaja që po bën mrekulli në botën e automobilizmit

Formula 1

Arjeta Rysha apo gruaja që po bën mrekulli në botën e automobilizmit

Nga: Kemajl Goca Më: 2 qershor 2021 Në ora: 14:50
Arjeta Rysha apo gruaja që po bën mrekulli në botën e automobilizmit

Garat e automobilizmit në Kosovë gjithnjë e më shumë po futen në zemrat e femrave dhe disa prej tyre po garojnë me sukses, duke i sfiduar edhe meshkujt.

Arjeta Rysha apo gruaja që po bën mrekulli në botën e automobilizmit në Kosovë!

Arjeta qysh nga mosha 12-13 vjeçare është e dhënë pas garave automobilistike dhe i pëlqen shumë shpejtësia e konkurrenca. 

Image

Në garën e fundit malore që u mbajt në Goden të Gjakovës, ajo u tregua më suksesshmja në konkurrencë të femrave. 

Synimet e Arjetës janë që të përmirësojë edhe më shumë kohën, të arrijë rezultate sa më të mira jo vetëm në rrafshin kombëtar. Ajo përgatitet maksimalisht për çdo garë, me pretendime jo vetëm vendin e parë por edhe kohën të ketë më të mirë se secila garë paraprake.

Image

“Bota sot”: Si iu lindi ideja që të merreni me garat automobilistike, sa është e vështirë?
Arjeta Rysha:
Unë voziti që nga mosha 12 a 13 vjet dhe gjithmonë e kam pas pasion shpejtësinë.

Ideja për garat me erdhi pasi shoqet garuese me kanë ftuar që të jem pjesëmarrëse në gara vendosa t'ju bashkangjitem dhe qysh në garën e parë në Ferizaj arrita të korri sukses. Në kategorinë e 4-të zura vendin e 1-rë dhe në plasmanin e përgjithshëm vendin e 2-të.

“Bota sot”: Gara e fundit u mbajt në Goden të Gjakovës, sa ishte vështirë të garosh në vende malore, cilat ishin problemet?

Arjeta Rysha: Nuk ishte gara e parë për mua në maloren Goden –Gjakovë.
Unë isha pjesëmarrëse në garën malore Ponikva shtegu 7.7 kilometra dhe isha e vetmja garuese femër, ku u rendita në vendin e 3-të në kategorinë 2E1. Kjo në Maqedoni ishte gara e parë ndërkombëtare e Kampionatit FIA dhe CEZ.

Image

Burrë e grua 

”Bota sot”: Edhe te femrat konkurrencë, jeni dominuese, çfarë dallon nga ato tjerat?

Arjeta Rysha: Të gjitha femrat konkurrente jemi të barabarta por varet nga shkathtësia, taktika dhe nga përgatitjet para garës.

“Bota sot”: Cilat janë synimet tuaja?

Arjeta Rysha: Unë këtë e bëjë vetëm për sportivitet, por me të arriturat e suksesshme pretendoj të arrij në majet e sukseseve në garat ndërkombëtare dhe të përfaqësoj vendin tim, Kosovën.

Për të gjitha sukseset e mija i falënderoj shume familjen si dhe Autoklubin Ferizaj me gjithë stafin teknik.

“Bota sot”: Krahas konkurrencës me femrat, edhe me meshkujt, ka ndonjë dallim të madh?
Arjeta Rysha:
Normal që ka dallim sa i përket  konkurrencës mes meshkujve dhe femrave, pasi që meshkujt kanë përvojë më herët në gara malore.

“Bota sot”: Kush iu ndihmon më shumë?
Arjeta Rysha
: Bashkëshorti (Sadati), ndërsa për sa i përket financimit gjithë familja. Shpresoj që mos t’i zhgënjej asnjëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat