Marquez: E ndjej ndryshimin

Formula 1

Marquez: E ndjej ndryshimin

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 11:45
Marquez: E ndjej ndryshimin

Piloti spanjoll Marc Marquez, një nga ikonat e këtij sporti, që këtë sezon po kalon një moment të vështirë për shkak të 3 operacioneve në shpatull, tregon se për të pista po bëhet e vështirë. “

Stili im i pilotimit ka ndryshuar, pasi krahu i djathtë nuk është më i fortë si dikur dhe i majti detyrohet të kompesojë, duke kryer një punë më të madhe”, tha Marquez, piloti i Honda.

“E ndjej ndryshimin kur sapo zbres në pistë dhe pasi kanë kaluar disa xhiro.

Me kalimin e kohës ritmi nuk është më ai i pari. Pas 5 xhiros ritmi im bie dhe kjo ndikon në garë, pasi humbas kontakt me rivalët dhe më parakalojnë.

Ndonjëherë nxitohem dhe rrëzohem dhe kjo përkeqëson situatën. Kam nevojë për shumë kilometra për të qenë në formë optimale”, tha Marquez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat