Quartararo nuk ndalet

Formula 1

Quartararo nuk ndalet

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 15:16
Quartararo nuk ndalet

Piloti francez i Yamaha, Fabio Quartararo, ka siguruar “pole position” sot pasdite në pistën e Katalunja (Barcelona-Spanjë).

Ai dha kohën 1’38”853, duke treguar se motori japonez është më i shpejti këtë sezon.

Ky është “pole” i pestë radhazi për Quartararo, kryesues i botërorit të MotoGP.

Në vendin e dytë u klasifikua motori Ducati i Jack Miller dhe pas tij u klasifikua francezi Johann Zarco, me Ducati Pramac, një treshe që do të jetë në vijën e parë të nisjes.

Për herë të parë arrin të hyjë në grupin e më të mirëve edhe italiani Valentino Rossi me Yamaha Petronas, i 11-ti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat