Perez fitues në Azarbejxhan, debakël për Mercedesin

Formula 1

Perez fitues në Azarbejxhan, debakël për Mercedesin

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 16:52
Perez fitues në Azarbejxhan, debakël për Mercedesin

Gara e Çmimit të Madh të Azerbaxhanit në Formula 1 ka dhuruara surpriza dhe emocione pa fund, një garë që u fitua nga meksikani i “Red Bull”, Serhio Perez (triumfi i dytë në karrierë).

Ai përfitoi nga problemi që pati 4 xhiro nga fundi shoku i tij i skuadrës Maks Verstappen, të cilit iu dëmtua goma në vijën e finishit dhe humbi kryesimin dhe fitoren e garës.

Gara u ndal për rreth 45 minuta pas këtij aksidenti dhe pilotët zhvilluan dy xhirot e mbetura, ku erdhi surpriza tjetër, ku Luis Hamilton, që ndodhej i dyti, doli jashtë piste dhe e mbylli garën i fundit. Britaniku nuk përfitoi dot nga kjo garë, duke mos marrë asnjë pikë ashtu sikurse edhe “Mercedes”, që u largua nga Baku me 0 pikë.

Një garë e dominuar nga Verstappen, por fati i keq e penalizoi atëherë kur fitorja ishte shumë pranë. Nga kjo situatë nuk përfitoi Luis Hamilton me Mercedes, që ishte gjithnjë më i avashtë se dy makinat “Red Bull”

Në podium u ngjit edhe makina “Aston Martin” e Sebastian Vetel, i dyti që bëri një garë të mirë,  ndërsa i treti u rendirt Pier Gasli me “Alpha Tauri”. Një garë në hije kjo për Ferrarin, me Sharles Lekler që u rendit i katërti edhe pse u nis nga “pole position”. Ndërsa shoku i tij i skuadrës, Karlos Sainz, u rendit i teti, larg kryesuesve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat