Ermira Topalli e nisi me fitore ne auto sllallom

Formula 1

Ermira Topalli e nisi me fitore ne auto sllallom

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 19:44
Ermira Topalli e nisi me fitore ne auto sllallom

Ermira Topalli e AK Ferizaj është fituese e garës së parë në auto sllallom, e cila u mbajt të dielën në Prizren në kuadër të Kampionatit të Kosovës në automobilizëm.

Topalli deri te fitorja arriti me kohën 04:06.107 minuta (përfshirë të dyja vozitjet), ndërsa nuk pati asnjë penallti.

“Më vjen mirë që kampionatin e nisa me fitore. Gara ishte mjaft interesante, konkurrencë të fortë dhe na gëzon fakti që nuk pati probleme. Besoj që edhe në garat e ardhshme të arrij rezultate të mira, ndërsa i inkurajoj femrat që në numër sa më të madh të marrin pjesë në garat e automobilizmit”, ka thënë Ermira pas fitores, e cila ishte e kampione në kampionatin e kaluar në këtë disiplinë.

Në pozitën e dytë në plasmanin e përgjithshëm u rendit Arjeta Rysha po ashtu e AK Ferizajt, ndërsa podiumi i fitueseve u plotësua me Mimoza Jetullahun e Eurogoma RT.

Në renditjen ekipore pozita e parë i takoi AK Ferizajt, para AMTKK, Eurogoma RT dhe Prizreni D&G.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat