Verstappen: Shpresojmë t’ia dalim mbanë këtë sezon

Formula 1

Verstappen: Shpresojmë t’ia dalim mbanë këtë sezon

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 11:21
Verstappen: Shpresojmë t’ia dalim mbanë këtë sezon

Deri më tani, përplasja “fizike” mes makinës Red Bull të Max Verstappen dhe asaj Mercedes të Lewis Hamilton nuk ka ndodhur në pistë edhe pse rivaliteti mes tyre ka qenë i fortë. Në ndonjë rast ka qenë “rrotë më rrotë”, por pilotët kanë mundue të evitojnë kontaktin.

Ka shumë nga ata që mendojnë se kjo gjë është e paevitueshme, por Max Verstappen nuk beson: “Mendoj se jemi mjaftueshëm ekspertë për të evituar këto lloj aksidentesh. Natyrisht që secili prej nesh synon të fitojë dhe të mposhtë rivalin, por në pistë ka respekt”.

“Kemi garuar në mënyrë korrekte e të ndershme, pastaj në fund le të triumfojë më i miri.

Unë e di shumë mirë se duhet të jem më i fortë se Leëis dhe Red Bull më e shpejtë se Mercedes për të fituar titullin. Shpresojmë t’ia dalim mbanë këtë sezon”, tha Max Verstappen.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat