Emocionet e përjetuara

Formula 1

Emocionet e përjetuara

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 16:18
Emocionet e përjetuara

Emocionet e përjetuara në dy xhirot e fundit të garës së Baku (Azerbajxhan), me garën që rinisi nga vendi pas aksidentit të Max Verstappen, kanë sjellë një risi në Formula 1.

Sipas veteranit të Alpine, Fernando Alonso, do të ishte më mirë që të tilla gara “flash” dhe me shumë parakalime të organizoheshin më shpesh se sa të shohim gara të gjata e të mërzitshme.

“Formula 1 duhet të orgaizojë më mirë 25 gara me nag 2-3 xhiro se sa gara të gjata e të mërzitshme, ku nuk ndodh asgjë. Fundi i garës në Baku ishte shumë argëtues. Pilotët ishin të gjithë agresivë dhe nuk kishin pse të shqetësoheshin për konsumin e gomave.

Të gjithë përpiqeshin të parakalonin, nuk kishte strategji dhe të gjithë përfitonin nga situatat e krijuara”, tha Alonso.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat